• e diel, 06 tetor 2024

Bajdeni i grumbulloi mbi një miliardë dollarë për fushatën e tij për rizgjedhje

Bajdeni i grumbulloi mbi një miliardë dollarë për fushatën e tij për rizgjedhje

Uashington, 29 prill 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xhozef Bajden i falënderoi disa nga donatorët e tij më të mëdhenj kur e filloi fushatën e tij për rizgjedhje dhe pritet se duhet t'i grumbullojë mbi një miliardë dollarë për ta siguruar mandatin e dytë.

"Për shkak jush jamë këtu tani. Dhe për shkak jush, kësaj radhe do të fitojmë", tha Bajdeni në tubimin dje në hotel Uashington.

Ajo konferencë e fundjavës nuk u potencua si një konferencë për mbledhje fondesh dhe është e paqartë se sa pjesëmarrës i dhanë çeqe fushatës së Bajdenit. Mbledhja u paralajmërua si një takim strategjik i 150 donatorëve kryesorë dhe mbledhësve të fondeve, të cilët më pas do të kontaktojnë rrjetet e tyre për të ndihmuar në financimin e fushatës së Bajdenit gjatë 18 muajve të ardhshëm.

"Ne akoma luftojmë për shpirtin e vendit", tha Bajdeni. duke e përsëritur mesazhin e tij të fushatës në vitin 202 kur e fitoi presidentin republikan Donald Tramp, i cili asko kohej kandidoi për mandatin e dytë.

Me siguri gara do të përsëritet edhe në zgjedhjet presidenciale vitin e ardhshëm, pasi sipas anketave Tramp prin në nominimet presidenciale të Republikanëve.

Të martën Bajdeni zyrtarisht publikoi se do të kandidohet për mandat të ri në zgjedhjet presidenciale në vitin 2024.


foto - EPA

QËNDRONI TË LIDHUR