• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni i anuloi angazhimet e tij për shkak të një ndërhyrje dentare

Bajdeni i anuloi angazhimet e tij për shkak të një ndërhyrje dentare

 Uashington, 12 qershor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajdeni për sot i ka anuluar të gjitha angazhimet e planifikuara për shkak të ndërhyrjesë tij të dytë dentare  që zgjat dy ditë,  pasi deklaroi  se vuante nga një dhimbje dhëmbi, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Bajdeni dje tha  se ndjente dhimbje në dhëmbë, për këtë arsye duhej të shkonte për një ekzaminim dhe t'i nënshtrohet trajtimit të kanalit të rrënjës atë ditë,  theksohet në letrën e  mjekut të tij të publikuar në media. 

“Presidenti e përballoi mirë ndërhyrjen. Nuk kishte komplikime”, ka shkruar mjeku Kevin O’Konor. 

 Pasi edhe këtë mëngjes përjetoi dhimbje , për të cilën O'Konori tha se ishte e pritshme, ekipi mjekësor i Bajdenit kishte për qëllim ta "përfundojë  ndërhyrje në kanalin rrënjësor të presidentit" në Shtëpinë e Bardhë.

 "Nuk pritet Bajdeni të anestezohet dhe nuk do t'i kërkohet t'i delegojë autorizimet e tij nënndëspresidentes Kamala Haris gjatë procedurës sipas Amendamentit të 25-të të Kushtetutës së SHBA-së", deklaroi një përfaqësues i Shtëpisë së Bardhë.

 Shtëpia e Bardhë sot e anuloi pjesëmarrjen e Bajdenit në një ngjarje  në nder të sportistëve të universiteteve, ndërsa në vend të tij në ngjarje  mori pjesë Harisi. 

Janë anuluar edhe pritjet e diplomatëve dhe takimi i Bajdenit me liderin e NATO-s, Jens Stoltenberg. Këto dy ngjarje janë zhvendosur për të martën. 

 Tetëdhjetëvjeçari Bajden është njeriu më i moshuar që ndonjëherë ka qenë i SHBA-së, ndërsa mosha dhe shëndeti i tij janë një çështje qendrore për votuesit, sepse ka për qëllim të kandidohet për një mandat të dytë katërvjeçar në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm. ar/

 Foto: Arkiv 

 

QËNDRONI TË LIDHUR