Bajdeni e uroi Çarllsin e Tretë dhe Kamilën për kurorëzimin
- - Presidenti amerikan, Xho Bajden e uroi mbretin Çarllsi i Tretë dhe mbretëreshën Kamila për kurorëzimin, duke e nderuar "miqësinë e përhershme mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar".
- Post By Fitore Curri
- 16:39, 6 maj, 2023

Uashington, 6 maj 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden e uroi mbretin Çarllsi i Tretë dhe mbretëreshën Kamila për kurorëzimin, duke e nderuar "miqësinë e përhershme mes SHBA-së dhe Mbretërisë së Bashkuar".
Në një tuit, Bajdeni i quajti marrëdhëniet mes dy vendeve "burim të forcës për dy popujt tanë".
Ai shtoi se është krenar që zonja e parë Xhill Bajden "e përfaqëson SHBA-në në atë ngjarje historike". fc/
Fotografia: EPA