• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Bajdeni e theksoi "përkushtimin e palëkundur" të SHBA-së ndaj mbrojtjes së Japonisë

Bajdeni e  theksoi
Uashington, 4 tetor 2022 (MIA) – Presidenti i SHBA-së Xho Bajdeni gjatë një bisede telefonike me kryeministrin japonez Fumio Kishida e theksoi “përkushtimin e palëkundur” të Uashingtonit ndaj mbrojtjes së Japonisë, pasi  Koreja e Veriut lëshoi raketa balistike, kumtoi sot Shtëpia e Bardhë. “Të dy liderët bashkërisht e dënuan provën raketore dhe pohuan se ngushtë do të bashkëpunojnë me Korenë e Jugut dhe bashkësinë ndërkombëtare për koordinim të përgjigjes momentale dhe afatgjatë”, thuhet në kumtesë. Koreja e Veriut në mëngjesin e sotëm lëshoi një raketë balistike që fluturoi mbi territorin e Japonisë, për herë të parë për pesë vjet. Për shkak të kësaj, popullsia në pjesën veriore të Japonisë u paralajmërua të strehohet dhe përkohësisht u ndalu komunikacioni hekurudhor. Raketa kaloi mbi territorin japonez dhe ra në Oqeanin Paqësor. Është hera e parë që nga viti 2017 që një raketë është gjuajtur në atë drejtim. Japonia ka informuar se me siguri është distanca më e madhe që e ka arritur ndonjë raketë e Koresë së Veriut dhe është 4.600 kilometra. Japonia publikoi se nuk ka ndërmarrë asgjë për rrëzimin e  raketës. Sipas ministrit të Mbrojtjes Jasukazu Hamada, Japonia nuk do të kundërpërgjigjet ndaj sulmit të Koresë së Veriut, por, do ta rrisë gatishmërinë e mbrojtëse në rast të një sulmi të ri. SHBA-ja e dënoi ashpër lëshimin e një rakete balistike mbi territorin e Japonisë. ar/

QËNDRONI TË LIDHUR