• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajdeni e shfuqizoi dekretin për vaksinë të detyrueshme kundër kovidit

Bajdeni e shfuqizoi dekretin për vaksinë të detyrueshme kundër kovidit

Uashington, 9 maj 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden e shfuqizoi rregullativën për vaksinim të detyrueshëm kundër koronavirusit për vizitorët e huaj. 

Në të njëjtën kohë skadoi edhe rregullativa e cila kërkonte që detyrimisht të vaksinoheshin edhe nëpunësit federalë dhe realizuesit e punimeve. 

Vendimet e Bajdenit do të hynë në fuqi më 12 maj, pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme të shpallur për shkak të pandemisë së koronavirusit. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR