Bajdeni e nënshkroi Ligjin për siguri të armëve
- Post By Fami Bajrami
- 16:00, 25 qershor, 2022

Uashington, 25 qershor 2022 (MIA)- Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden sot ka nënshkruar Ligjin për siguri të armëve.
“Kjo është një ditë monumentale. Me ndihmën e Zotit kjo do të shpëtojë shumë jetë", tha Bajdeni pas nënshkrimit të Ligjit i cili më parë u mbështet nga demokratët dhe republikanët.
Me nënshkrimin e Ligjit për sigurinë e armëve, fillon reforma e parë e tregtisë me armë në nivel federal në 30 vitet e fundit.
Ditë më parë Gjykata e Lartë e SHBA-së zgjeroi të drejtat për posedim dhe mbajtje të armës.