• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni e hapi samitin botëror me paralajmërimin për 690 milionë dollarë për fuqizimin e demokracisë

Bajdeni e hapi samitin botëror me paralajmërimin për 690 milionë dollarë për fuqizimin e demokracisë

Uashington, 29 mars 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot e hapi Samitin e dytë për demokracinë me paralajmërim se SHBA-ja do të investojë 690 milionë dollarë në programe për fuqizimin e demokracisë në mbarë botën.

Bajdeni tha se administrata e tij dëshiron ta ndihmojë "teknologjinë që të punojë për, e jo kundër demokracisë" gjatë kohës së samitit dyditor në të cilin morën pjesë 120 liderë botërorë.

Samiti, të cilin Bajdeni premtoi se do ta mbajë si kandidat demokratik presidencial në vitin 2020, u bë pjesë e rëndësishme e përpjekjeve të administratës së tij që të ndërtojë aleanca më të thella dhe të ndikojë te shtetet auokratike që të demokratizohen. 

Paratë të cilat do t'i investojë SHBA-ja do të jenë për programe të cilat mbështesin media të lira dhe të pavarura, luftën kundër korrupsionit, mbrojtjes së të drejtave të njeriut, teknologjisë që e përmirëson demokracinë dhe zgjedhje të lira dhe demokratike. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR