• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni e ftoi Netanjahun të takohen në SHBA

Bajdeni e ftoi Netanjahun të takohen në SHBA

Jerusalem, 17 korrik 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xhozef Bajden ka ftuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu gjatë bisedës së sotme telefonike për takim në SHBA.

Mediat izraelite bëjnë të ditur se Bajdeni qe shtatë muaj e ka prolonguar ftesën për Netanjahun pasi Uashingtoni nuk është i kënaqur me planin kontrovers të reformës gjyqësore të qeverisë izraelite.

Në kumtesën e kabinetit të Netanjahut nuk theksohet nëse dy liderët do të takohen në Shtëpinë e Bardhë, gjë në të cilën Netanjahu kishte shpresuar.

Gjatë javëve të fundit ka pasur spekulime se ata mund të takohen në margjinat e sesionit vjetor të Asamblesë së përgjithshme të KB-së javën e fundit të shtatorit, kur pritet që të dy të jenë në Nju Jork.

Bajdeni e ka bërë thirrjen në një "bisedë të gjatë dhe miqësore", njoftoi kabineti i Netanjahut.

Kjo ka qenë biseda e parë mes Bajdenit dhe Netanjahut në katër muajt e fundit.

Netanjahu e ka pranuar ftesën dhe është rënë dakord të caktohet një datë për takimin.

 

QËNDRONI TË LIDHUR