Bajdeni e dënoi vendimin e Metas që ta ndërpresë programin për verifikim të fakteve
- – Presidenti amerikan Xho Bajden e kritikoi ashpër vendimin e kompanisë Meta që ta ndërpresë programin për verifikim të fakteve, duke e quajtur “vërtetë të turpshëm”.
- Post By Fitore Curri
- 11:42, 11 janar, 2025
![Bajdeni e dënoi vendimin e Metas që ta ndërpresë programin për verifikim të fakteve](https://mia.mk/images/20250111114212_big_730x400_42.webp )
Uashington, 11 janar 2025 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden e kritikoi ashpër vendimin e kompanisë Meta që ta ndërpresë programin për verifikim të fakteve, duke e quajtur “vërtetë të turpshëm”.
Pas fjalimit të tij për ekonominë Bajdeni tha se vendimi do të mundësojë përhapjen e informacioneve të pasakta të cilat do t’i lexojnë miliona njerëz, transmetoi En-Bi-Si Njuz (NBC News).
“Kjo është krejt e kundërt me gjithë atë për çka angazhohet Amerika. Duam ta themi të vërtetën”, tha Bajdeni.
Deklarata e tij vijoi pas deklaratës së guvernatorit të Kalifornisë, Gevin Njusom, i cili e kritikoi mungesën në reagimin për dezinformatat lidhur me zjarret në Los Anxhelos.
Njusom theksoi se kompetentët duhet të “argëtohen” me informacionet e rreme të cilat kontribuojnë për ndarje në shoqëri.
Meta të martën njoftoi se do ta ndërpresë programin e saj për verifikim të fakteve dhe në vend të kësaj do të vendosë sistem ku shfrytëzuesit vetë i vlerësojnë informacionet, ngjashëm me atë që X e bën me sistemin e tij “Vërejtje të bashkësisë”.
Gjithashtu, nga kompania paralajmëruan se do t’i zbusin edhe rregullat lidhur me përmbajtjet politike. fc/
Fotografia: Arkivi i MIA-s