Bajdeni e dënoi sulmin rus në Poltavë
- Presidenti amerikan Xho Bajden e dënoi sulmin rus me raketa në një institut ushtarak në qytetin verilindor të Ukrainës, Poltava, në të cilin 51 persona vdiqën, ndërsa 271 u plagosën.

Uashington, 4 shtator 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden e dënoi sulmin rus me raketa në një institut ushtarak në qytetin verilindor të Ukrainës, Poltava, në të cilin 51 persona vdiqën, ndërsa 271 u plagosën.
Zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi e dënoi sulmin "si dëshmi e brutalitetit të presidentit rus Vladimir Putin".
"Ky sulm është një kujtesë tragjike e përpjekjeve të vazhdueshme dhe turpshme të të Putinit për të përmbysur vullnetin e një populli të lirë”, shtoi Bajden në deklaratën.
Ai premtoi se Shtetet e Bashkuara do të "vazhdojnë" të mbështesin ukrainasit, "veçanërisht duke u ofruar atyre sistemet për mbrojtje ajrore dhe kapacitet u nevojiten për të mbrojtur vendin e tyre". ls/
Foto: EPA