• e enjte, 26 dhjetor 2024

Bajdeni: Duhet të ketë një vizion për atë që vijon në rajon, izraelitët dhe palestinezët meritojnë në mënyrë të barabartë të jetojnë në paqe

Bajdeni: Duhet të ketë një vizion për atë që vijon në rajon, izraelitët dhe palestinezët meritojnë në mënyrë të barabartë të jetojnë në paqe

Uashington, 26 tetor 2023 (MIA)  -   Presidenti amerikan Xho Bajdeni e hapi konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin australian Entoni Albanez, duke thënë se mbështetja amedrikane për mbrojtjen e Izraelit është "e fortë si çeliku", por se të dyja palët duhet të mendojnë për rrugën përpara  në rajoni pasi do të zgjidhet kriza në Gazë.

"Izraelitët dhe palestinezët meritojnë të jetojnë të barabartë krah për krahu në siguri, dinjitet dhe paqe. Besoj se janë vrarë të pafajshëm dhe ky është çmimi i luftës", tha Bajdeni. 

Sipas tij, pasi të përfundojë kriza, "duhet të ketë një vizion për atë që vijon më pas në rajon, një e ardhme që duhet të përfshijë një zgjidhje me dy shtete për izraelitët dhe palestinezët". 

 Në fjalimin e tij hyrës, Albanezi tha se Australia do të sigurojë 15 milionë dollarë shtesë në ndihmë humanitare për civilët në Gazë.

Gjithnjë e më shumë vende kërkojnë që Izraeli të marrë një pauzë humanitare në sulmet ndaj Hamasit në Gazë  ku humbën jetën mijëra palestinezë, shumë prej tyre fëmijë. 

 

Vizita në Australi duhet të rezultojë me marrëveshje që synojnë Kinën, edhe pse të dy vendet ndaras po përpiqen t'i shkrijnë marrëdhëniet e ftohta me Pekinin. "Të dyja kombet janë të përkushtuara që ta mbajnë Indo-Paqësorin të lirë, të hapur, prosperues dhe të sigurt", tha Bajdeni.

Albanez premtoi edhe bashkëpunim të vazhdueshëm në luftën e Ukrainës kundër invadimit rus. 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR