• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni do të propozojë kod të detyrueshëm etik dhe kufizime të mandatit për gjykatësit e Gjykatës Supreme

Bajdeni do të propozojë kod të detyrueshëm etik dhe kufizime të mandatit për gjykatësit e Gjykatës Supreme

Uashington, 29 korrik 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot do t'i propozojë reforma të rëndësishme Gjykatës Supreme, duke përfshirë edhe kufizime të mandatit për gjykatësit dhe kod të detyrueshëm të sjelljes për nëntë gjykatësit, njoftuan mediat britanike. Megjithatë, për shkak të ndarjes së madhe në Kongres, të vogla janë mundësitë të kalojnë ndryshimet. 

Në fjalimin në bibliotekën presidenciale Linden B.Xhonson në Ostin, Teksas, Bajdeni do të propozojë ndryshime dhe amandamente kushtetuese për heqjen e imunitetit presidencial. 

"Ky popull është formuar në parim të thjeshtë, por të mençur: Askush nuk është mbi ligjin. As presidenti i SHBA-së, as gjykatësi i Gjykatës Supreme të SHBA-së. Askush", tha Bajdeni në shkrimin në Uashington post të publikuar sot. 

Thirrja e Bajdenit për reforma vjen një javë pasi ai hoqi dorë nga gara presidenciale dhe e mbështeti nënpresidenten Kamala Haris për nominimin demokrat për presidente që të përballet me kandidatin republikan Tramp në zgjedhjet në nëntor. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-

 

QËNDRONI TË LIDHUR