Bajdeni do të marrë pjesë në ceremoninë e inaugurimit të Trampit
- Presidenti amerikan në largim, Xhozef Bajden dhe zonja e parë, Xhill Bajden do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp në janar, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Endrju Bejts.
- Post By Fami Bajrami
- 08:10, 26 nëntor, 2024
Uashington, 26 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan në largim, Xhozef Bajden dhe zonja e parë, Xhill Bajden do të marrin pjesë në inaugurimin e presidentit të sapozgjedhur Donald Tramp në janar, deklaroi zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë, Endrju Bejts.
"Presidenti premtoi se do të marrë pjesë në inaugurimin", tha Bejts.
Ai deklaroi se Xhozef dhe Xhill Bajden do ta përmbushin premtimin dhe do të marrin pjesë në inaugurim.
Trampi dhe Bajdeni u takuan në Shtëpinë e Bardhë më 13 nëntor pasi presidenti amerikan në largim tha se do të lejonte një tranzicion të qetë të pushtetit.
Takimi tradicional midis presidentit në largim dhe atij të sapozgjedhur nuk u zhvillua pas zgjedhjeve të vitit 2020, kur Trampi pas humbjes së tij deklaroi se zgjedhjet ishin vjedhur në favor të Bajdenit dhe demokratëve. Më pas ai lëshoi Uashingtonin dhe nuk mori pjesë në inaugurimin e Bajdenit.
Kështu, ai u bë presidenti i parë që e bëri këtë që nga Endrju Xheksoni i cili iu shmang inaugurimit të Julisis Grantit në vitin 1869.
Tetë vjet më parë, pasi fitoi zgjedhjet në vitin 2016, Tramp pati një takim nëntëdhjetë minutësh në Dhomën ovale me presidentin e atëhershëm në largim, Barak Obama. rq/
Foto: EPA