Bajdeni dhe Netanjahu ranë dakord për rrjedhje të pandërprerë të ndihmës për Gazën
- Presidenti i SHBA-së Xho Bajdeni dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kanë rënë dakord për një rrjedhë të pandërprerë të ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 10:14, 23 tetor, 2023
Uashington, 23 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajdeni dhe kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu kanë rënë dakord për një rrjedhë të pandërprerë të ndihmave humanitare në Rripin e rrethuar të Gazës, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Një kolonë e dytë kamionësh mbrëmë ka hyrë nga Egjipti në Rripin e Gazës.
"Bajdeni dhe Netanjahu patën një bisedë telefonike ku konfirmuan se do të ketë një rrjedhë të vazhdueshme të kësaj ndihme të rëndësishme për popullatën palestineze në Gazë", theksohet në kumtesën e presidencës amerikane.
Foto: Arkivi i MIA-s