• e premte, 05 dhjetor 2025

Bajdeni dhe Klintoni lavdërojnë Trampin për rolin e tij në arritjen e armëpushimit në Gazë

Bajdeni dhe Klintoni lavdërojnë Trampin për rolin e tij në arritjen e armëpushimit në Gazë

Uashington, 14 tetor 2025 (MIA) - Ish presidentët demokratë, Xho Bajden dhe Bill Klinton mbrëmë e kanë lavdëruar presidentin aktual të SHBA-së Donald Tramp për kontributin e tij në arritjen e armëpushimit në luftën në Gazë i cili është një shembull i rrallë i miratimit dypartiak për liderin republikan.

"E përgëzoj presidentin Tramp dhe ekipin e tij për punën e tyre në zbatimin e marrëveshjes së rinovuar të armëpushimit", shkroi Bajden në Iks, i cili ishte president deri në janar.

Me mbështetjen e SHBA-së dhe partnerëve globalë, Lindja e Mesme tani është "në rrugën e paqes", tha ai.
Bajdeni theksoi gjithashtu rolin e administratës së tij në negociata, duke thënë se ajo kishte “punuar pa pushuar për të sjellë pengjet në shtëpi, për t’u ofruar ndihmë civilëve palestinezë dhe për t’i dhënë fund luftës” e cila filloi në tetor 2023 gjatë mandatit të tij.

Klintoni në mënyrë të ngjashme shkroi në Iks se “presidenti Tramp dhe administrata e tij, Katari dhe aktorë të tjerë rajonal meritojnë lëvdata të mëdha për gjithë ata të angazhuar derisa të arrihej marrëveshje”.

Klinton i bëri thirrje Izraelit dhe grupit militant palestinez Hamas me mbështetjen e SHBA-së që ta "kthejnë këtë moment të brishtë në paqe të qëndrueshme", duke shtuar se ajo besonte se ishte e mundur "nëse e bëjmë së bashku".

Klintoni i cili ishte president nga viti 1993 deri në vitin 2001 është një kritik i zëshëm i Trampit duke e akuzuar atë se ndjek politika të udhëhequr nga interesi vetjak dhe jo nga mirëqenia e popullit amerikan.
Pas njoftimit të javës së kaluar se është arritur marrëveshje paqësore për Gazën, ish presidenti Barak

Obama në një postim në Iks tha se "të gjithë duhet të inkurajohemi që fundi i konfliktit është afër", pa përmendur Trampin.

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë Stiven Çung e ripublikoi postimin e Obamës me komentin: "Thuaj emrin e tij... PRESIDENTI DONALD J. TRAMP".

Foto: arkivi i EPA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR