• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni dhe Harisi publikuan fitimet e tyre gjatë vitit 2021

Bajdeni dhe Harisi publikuan fitimet e tyre gjatë vitit 2021
Uashington, 16 prill 2022 (MIA)- Presidenti amerikan Xho Bajden dhe bashkëshortja e tij Xhil si dhe nënpresidentja Kamala Haris dhe bashkëshorti i saj Dag Emhof kanë publikuar informacione mbi fitimin e tyre gjatë vitit 2021. Bajdeni ka fituar 610.702 dollarë dhe ka paguar 24,6 për qind nga ajo shumë në emër të tatimit federal mbi të ardhurat- 150.439 dollarë, transmeton Zëri i Amerikës. Si president Bajden ka fituar 378.333 dollarë që është diçka më pak nga paga e parashikuar e presidentit prej 400.000 dollarë që kur mori detyrën në janar. Bashkëshortja e tij Xhil ka fituar 67.116 dollarë duke punuar si mësimdhënëse në kolegjin në Virxhinia. Ata kanë dhuruar 2.8 për qind nga të ardhurat totale për bamirësi - 17,384 dollarë, plus 5,000 dollarë për Fondacionin Bo Biden që merret me parandalimin për abuzimin e fëmijëve. Nënpresidentja e SHBA-së, Kamala Haris dhe bashkëshorti i saj Dag Emhof kanë paraqitur të ardhura prej 1,666,563 dollarë në emër të tatimit federal dhe kanë paguar 31.6 për qind ose 523,371 dollarë. Vitin e kaluar, bashkëshorti i Kamal Harisit ka marrë 582.543 dollarë nga zyra e tij e avokaturës.  

QËNDRONI TË LIDHUR