• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni: Asnjëherë nuk do të heq dorë nga përpjekjet për kthimin e pengjeve izraelite

Bajdeni: Asnjëherë nuk do të heq dorë nga përpjekjet për kthimin e pengjeve izraelite

Uashington, 7 tetor 2024 (MIA) – Presidenti amerikan Xho Bajden dhe nënpresidentja Kamalla Harris e dënuan sulmin e Hamasit në përvjetorin e sulmit ndaj Izraelit dhe e përsëritën përkushtimin e tyre në arritjen e marrëveshjes për armëpushim me qëllim që të përfundojnë luftërat në Gazë dhe Liban.

“Sot shënohet njëvjetori i zisë për mbi 1.200 viktima të pafajshme nga të gjitha moshat, duke përfshirë 46 amerikanë, të cilët ishin masakruar në jug të Izraelit nga ana e grupit terrorist Hamas”, deklaroi Bajdeni.

Ai shtoi se çdo ditë mendon për mbi 100 pengje, të cilët ende mbahen peng, dhe për familjet e tyre. 

“Departamenti i shtetit asnjëherë nuk do të heqë dorë derisa të gjitha pengjet nuk kthehen të sigurt në shtëpi. Historia do ta mbajë mend 7 tetorin si ditë të zymtë edhe për popullin palestinez”, theksoi presidenti amerikan. 

Bajdeni shtoi se ai dhe nënpresidentja Harris mbeten të përkushtuar në sigurinë e popullit hebre dhe Izraelit, duke theksuar se Izraeli ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e Hezbollahut, Hamasit dhe Iranit. fc/

Fotografia: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR