Bajdeni anulon udhëtimin në Gjermani dhe Angola shkaku i uraganit Milton
- Presidenti amerikan Xho Bajden ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Gjermani dhe Angola me qëllim për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë për të monitoruar pasojat e mundshme të uraganit Milton i cili po i afrohet Floridës, kumtoi sot Shtëpia e Bardhë.
- Post By Fami Bajrami
- 18:05, 8 tetor, 2024

Uashington, 8 tetor 2024 (MIA) -Presidenti amerikan Xho Bajden ka anuluar udhëtimin e planifikuar në Gjermani dhe Angola me qëllim për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë për të monitoruar pasojat e mundshme të uraganit Milton i cili po i afrohet Floridës, kumtoi sot Shtëpia e Bardhë.
Sekretarja për media, Karin Zhan-Pjer tha se ndryshimi në plan ishte i nevojshëm "duke pasur parasysh rrugën e parashikuar dhe forcën e uraganit".
Nuk është konkretizuar se kur mund të riplanifikohet udhëtimi.
Bajdeni premtoi se do të shkojë në Afrikë gjatë mandatit të tij i cili përfundon në janar. rq/
Foto: EPA