• e diel, 06 tetor 2024

Bajdeni akuzon Hamasin se "tërhiqet" nga marrëveshja për armëpushim

Bajdeni akuzon Hamasin se

Çikago, 20 gusht 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi sot se grupi militant Hamas "tërhiqet" nga marrëveshja me Izraelin për armëpushim në luftën në Rripin e Gazës dhe shkëmbimin e pengjeve me të burgosurit.

"Ende është në lojë, por nuk mund të parashikoni asgjë. Izraeli tha se mund ta përballojë këtë... Hamasi tani tërhiqet", tha Bajdeni ndërsa bëhej gati ta lëshojë Çikagon pas fjalimit të tij kryesor në Konventën kombëtare të demokratëve.

Siç është bërë e ditur më parë, Sekretari amerikan i shtetit, Entoni Blinken tha se Izraeli ka pranuar propozimin për të tejkaluar dallimet që pengojnë arritjen e marrëveshjes për armëpushim dhe lirimin e pengjeve në Gazë dhe i bëri thirrje Hamasit të bëjë të njëjtën. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR