• e shtunë, 28 dhjetor 2024

Bajden udhëton drejt Polonisë para përvjetorit të invazionit në Ukrainë

Bajden udhëton drejt Polonisë para përvjetorit të invazionit në Ukrainë

Uashington, 11 shkurt 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho bajden do ta vizitpjë Poloninë prej 20 deri më 22 shkurt, në prag të përvjetorit të parë të invazionit rus në Ukrainë, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Xhon Kirbi, zëdhënës i Këshilli për siguri kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, tha se bajden qartë do ta bëjë me dije se SHBA-ja do të vazhdojë të dërgojë ndihmë të sigurisë dhe ndihmë tjetër në Kiev.

"Presidenti shumë qartë do ta bëjë me dije se SHBA-ja do të vazhdojë të qëndrojë afër Ukrainës aq sa nevojitet", tha Kirbi.

Këshilltarët e Bajdenit me javë planifikuan se si ta shënojnë përvjetorin e invazionit, përfshirë edhe fjalim të mundshëm. Ata besojnë se është e domosdoshme të ceket qëndrueshmëria e popullit ukrainas së bashku me unitetin e vazhdueshëm mes aleatëve në muajt që vijojnë. Bajden do të tkaohet me presidentin polak, Andzhej Duda dhe me aleatët nga Evropa Lindore dhe do të biseodjnë për Ukrainën, kumtoi Shtëpia e Bardhë.

Rusia e sulmoi Ukrainën më 24 shkurt të vitit të kaluar. ab/
 

QËNDRONI TË LIDHUR