• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden: Uashingtoni nuk po tenton të distancohet nga Kina, por përkundrazi, t'i përmirësojë marrëdhëniet

Bajden: Uashingtoni nuk po tenton të distancohet nga Kina, por përkundrazi, t'i përmirësojë marrëdhëniet

Uashington, 14 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xhozef Bajden sot deklaroi se SHBA-ja nuk dëshiron të distancohet nga Kina, por përkundrazi, dëshiron t'i përmirësojë marrëdhëniet.

Bajden e deklaroi këtë para takimit të nesërm me kolegun e tij kinez, Si Xhinping në San Francisko.

"Nuk po tentojmë të distancohemi nga Kina. Ajo që po tentojmë ta bëjmë është t'i përmirësojmë marrëdhëniet tona", tha Bajden.

Presidenti amerikan shfaqi shpresë se takimi do t'u ndihmojë të dyja palëve "ta ripërtërijnë komunikimin normal, të mund të nggrejnë telefonin dhe të bisedojnë mes veti nëse ka krizë".

Nesë në San Francisko fillon samiti i Bashkëpunimit ekonomik aziatiko-pacifik (APEK). ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR