• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden shpalli një gjendje fatkeqësie në Kaliforni dhe miratoi ndihmë federale në para për rindërtimin

Bajden shpalli një gjendje fatkeqësie në Kaliforni dhe miratoi ndihmë federale në para për rindërtimin

Uashington, 20 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden shpalli gjendje fatkeqësie në shtetin federal Kalifornia dhe miratoi ndihmë federale për përforcimin e përpjekjeve shtetërore, fisnore dhe lokale për të rindërtuar zonat e prekur nga stuhitë dhe përmbytjet që ndodhën nga 21 deri më 23 janar.

Ndihma përfshin grante për strehim të përkohshëm dhe riparime shtëpish, kredi me kosto të ulët për të ndihmuar me humbjet nga pronat e shkatërruara, por të pasiguruara, dhe programe të tjera për të ndihmuar personat fizik dhe privat që kanë pësuar nga fatkeqësia.

Financimi federal për rinovimin nga përmbytjet është drejtpërdrejt i disponueshëm në qarkun San Diego, një nga zonat më të goditura nga përmbytjet e fundit të janarit. ls/

QËNDRONI TË LIDHUR