• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Bajden: SHBA-ja plotësisht është angazhuar në Afrikë

Bajden: SHBA-ja plotësisht është angazhuar në Afrikë

Luanda, 3 dhjetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden e ka shfrytëzuar vizitën në Angolë që sot t'i promovojë investimet e Uashingtonit në këtë vend afrikan, njoftuan mediumet amerikane.

"SHBA-ja tërësisht është e përkushtuar ndaj Afrikës", i tha Bajdeni presidentit të Angolës, Zhoao Lorenco, i cili e quajti vizitën e Bajdenit kyçe në marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Angolës.

Vizita ka për qëllim t'i kundërshtohet ndikimit të Kinës në kontinentin afrikan përmes demonstrimit të përkushtimit të SHBA-së për sigurimin e tre miliardë dollarë për mbindërtimin e korridorit hekurudhor Lobito, që i lidh Zambinë, Kongon dhe Angolën.

Kina tashmë ka investime të mëdha në gërmimin dhe përpunimin e mineraleve afrikane. Pekini publikoi se ndalon eksport në SHBA të galiumit, germaniumit, antimonit dhe materialeve tjera të larta teknologjike. Publikimi erdhi një ditë pasi SHBA-ja e ka zgjeruar listën e saj të kompnaive teknologjike kineze, të cilat janë vendosur nën llupë.

SHBA-ja me vite ndërtojnë raporte me Afrikën përmes tregtisë, sigurisë dhe ndihmës humanitare.

Presidenti i fundit amerikan, i cili e ka vizituar Afrikën subsahariane ishte Barak Obama në vitin 2015. bsh/

Foto: X

QËNDRONI TË LIDHUR