• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden: SHBA do t'i përgjigjet sulmit ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani

Bajden: SHBA do t'i përgjigjet sulmit ndaj ushtarëve amerikanë në Jordani

Uashington, 29 janar 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden njoftoi se do t'i "përgjigjen" atyre që janë përgjegjës për sulmin në bazën amerikane në Jordan, në kufirin me Sirinë, ku humbën jetën tre ushtarë amerikanë, ndërsa të paktën 34 u plagosën, duke i akuzuar "grupet militante radikale të mbështetura nga Irani".

"Ata që janë përgjegjës për sulmin do të përgjigjen në kohën dhe në mënyrën që ne do ta zgjedhim", tha Bajden.

Tre ushtarë amerikane humbën jetën, ndërsa të paktën 34 u plagosën në sulmin me dron në bazën më të vogël amerikane në Jordani, të njohur si kulla 22. Kjo është hera e parë që ushtarë amerikan të vriten nga zjarri i armikut në lindjen e Mesme nga fillimi i luftës në Gaza.

Në ndërkohë, Rezistenca islamike në Irak, një grup interesant i disa fraksioneve militante  të mbështetura nga Irani, e ndërmori përgjegjësinë për sulmet në kufirin e Jordanisë me Sirinë, duke e përfshirë edhe sulmin me dron ndaj bazës ushtarake amerikane.

Forcat e rezistencës islamike publikuan në kanalin e tyre në Telegram se dje në mëngjes kanë kryer sulme me dronë, si pjesë e përpjekjeve të tyre, siç thanë "për të kundërshtuar forcat pushtuese amerikane në Irak" dhe si përgjigje e "masakrave" izraelite ndaj njerëzve në Gaza, transmetoi Si-En-En.

Mediat amerikane lajmëruan se Bajden mbajti një minutë heshtje gjatë paraqitjes në një sallë banketi të kishës baptiste gjatë udhëtimit të tij në Karolinën Jugore, si pjesë e fushatës për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

"Patëm një natë të vështirë në Lindjen e Mesme. Ne humbëm tre ushtarë të guximshëm në sulm në një nga bazat tona", tha Bajden, ndërsa më vonë, pas një minutë heshtje, shtoi ai: "edhe ne do të përgjigjemi".

Presidenti amerikan në shkuarje më vonë në një deklaratë me shkrim kumtoi se SHBA do t'u bëjnë thirrje në përgjegjësi "kryerësve të sulmit në kohën dhe mënyrën sipas zgjedhjes së SHBA-së.

Disa senatorë amerikanë kanë bërë thirrje për një përgjigje të fortë ndaj sulmit, ndërsa disa sugjerojnë që objektivat në Iran, të cilët ata i shohin si fajtorin kryesor në vdekjen e trupave amerikane, duhet të goditen drejtpërdrejt. Ata besojnë se sulmi në Jordani ka kaluar të ashtuquajturën "vijë të kuqe", pra është arritur në një pikë ku një përgjigje e ashpër është e pashmangshme.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Lojd Ostin tha se është "i zemëruar" duke shtuar se "nuk do të tolerojë" sulme ndaj forcave amerikane.

Ai, gjithashtu, deklaroi se do t'i ndërmarrë të gjitha sktivitetet e domosdoshme për mbrojtjen e SHBA-së, ushtarëve dhe interesave të tyre. sa/

foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR