• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajden: SHBA angazhohet për lirimin e Gershkoviçit

Bajden: SHBA angazhohet për lirimin e Gershkoviçit

Uashington, 19 korrik 2024 (MIA) - SHBA po ushtron presion për lirimin e gazetarit Evan Gershkoviç i cili u shpall fajtor për spiunazh dhe u dënua me 16 vjet burg në një koloni penale të sigurisë maksimale në Rusi, deklaroi presidenti Xho Bajden, transmetojnë mediat britanike.

"Nuk ka dyshim se Rusia padrejtësisht arrestoi Evanin. Gazetaria nuk është vepër penale", tha Bajdeni në një deklaratë.

Gershkoviç u shpall fajtor për spiunazh dhe u dënua me maksimum 16 vjet burg në Rusi. Aktvendimi ende nuk është ende i plotfuqishëm dhe palët mund ta ankimojnë brenda 15 ditëve nga dita e vendimit.

foto: arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR