Bajden: Rusia nuk arriti ta minojë procesin zgjedhor në Moldavi
- Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden ia uroi fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale Maja Sandus, duke theksuar se dështuan përpjekjet e Rusisë për të minuar procesin zgjedhor në Moldavi.
- Post By Fami Bajrami
- 16:22, 4 nëntor, 2024

Uashington, 4 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden ia uroi fitoren në zgjedhjet e djeshme presidenciale Maja Sandus, duke theksuar se dështuan përpjekjet e Rusisë për të minuar procesin zgjedhor në Moldavi.
"E uroj Maja Sandun për rizgjedhjen e saj historike për presidente të Moldavisë. Me muaj të tërë, Rusia është përpjekur të minojë institucionet demokratike dhe proceset zgjedhore të Moldavisë. Por, Rusia dështoi", potencoi Bajden. rq/bsh/
Foro: EPA