• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden publikoi sanksione të ashpra kundër Rusisë

Bajden publikoi sanksione të ashpra kundër Rusisë
Uashington, 22 shkurt 2022 (MIA) – Presidenti amerikan, Xhozef Bajden sonte publikoi se SHBA-ja vendosi sanksione kundër elitës ruse, anëtarëve të familjeve të tyre dhe dy bankave dhe theksoi se Rusia do të paguajë çmim më të madh "nëse vazhdon me agresionin mbi Ukrainën".Bajdeni paralajmëroi se në "paketën e parë" të sanksioneve do të bllokojë dy institucione financiare ruse - VEB dhe Bankën ushtarake ruse. Përveç kësaj, ai paralajmëroi se "disa pjesë të ekonomisë ruse do të shkëputen nga sistemet financiare ndërkombëtare".Bajden e përshkroi faktin që presidenti rus Vlladimir Putin i ka njohur republikat e vetëshpallura popullore Donjeck dhe Lugansk si "fillim i pushtimit rus në Ukrainë". "Si përgjigje ndaj kësaj do të filloj të vendos sanksione shumë më të ashpra se hapat që ne dhe aleatët tanë i ndërmorëm në vitin 2014. Nëse Rusia vazhdon me pushtimin ne jemi të gatshëm të shkojmë më tej", tha Bajden.Ai vlerësoi se hapi i Putinit paralajmëron se Rusia ka për qëllim, siç potencoi të "pushtojë" një pjesë të madhe të Ukrainës".Putini i autorizoi mbrëmë forcat ruse që të vendosen në ato rajone. Sot ai pohoi se ato rajone në fakt shtrihen më thellë se dy zonat që ai njohu. Ai gjen justifikim për të marrë më shumë territor me forcë, për mendimin tim, duke gjykuar nga fjalimi i tij të hënën, për të shkuar shumë më tej. Ky është fillimi i pushtimit rus të Ukrainës", tha Bajden. Presidenti amerikan njoftoi gjithashtu se kishte miratuar një transferim shtesë të trupave dhe pajisjeve ushtarake në Evropë për të forcuar aleatët baltikë, pasi Putini urdhëroi vendosjen e trupave në dy republikat e vetëshpallura në Ukrainën lindore, që i njohu dje. “Pasi Rusia e pranoi se nuk do të tërhiqte trupat e saj nga Bjellorusia, unë miratova një transferim shtesë të trupave dhe pajisjeve amerikane tashmë të stacionuara në Evropë, në mënyrë që të forcojmë aleatët tanë baltikë, Estoninë, Letoninë dhe Lituaninë”, tha Bajden. Ai shtoi se dëshiron të sqarojë se këto ishin “hapa tërësisht mbrojtëse”. "Ne nuk e kemi ndërmend të luftojmë kundër Rusisë. Megjithatë, duam të dërgojmë mesazh të qartë se SHBA-jaa, së bashku me aleatët e saj, do ta mbrojnë çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s dhe do të përmbushin detyrimet e tyre ndaj Aleancës”, tha Bajden.

QËNDRONI TË LIDHUR