• e martë, 08 tetor 2024

Bajdeni: Po punohet për heqjen e ndalimit të përdorimit të armëve me rreze të gjatë nga Ukraina

Bajdeni: Po punohet për heqjen e ndalimit të përdorimit të armëve me rreze të gjatë nga Ukraina

 Uashington, 11 shtator 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajdeni sot deklaroi se administrata e tij "për momentin po vendos" nëse SHBA-ja do të heqë kufizimet në përdorimin e armëve me rreze të gjatë nga Ukraina në luftën kundër Rusisë.

Mediat britanike theksojnë se SHBA-ja heziton të dorëzojë ose sanksionojë përdorimin e armëve që mund të godasë objektiva thellë brenda Rusisë nga frika se mund të përshkallëzojë konfliktin.

Aleatët e tjerë i dërgojnë armë Kievit, por me kufizime për atë se si dhe kur mund të shfrytëzohen në Rusi, për shkak shqetësimit se sulme të tilla mund të shkaktojnë hakmarrje që do të tërhiqte vendet e NATO-s në luftë ose do të shkaktonte një konflikt bërthamor.

Burime anonime javën e kaluar deklaruan se SHBA-ja është afër një marrëveshje për dorëzimin e armëve të tilla në Ukrainë, por se Kievi patjetër do të presë disa muaj, sepse SHBA-ja duhet t'i zgjidhin problemet teknike përpara çdo dërgese të tillë. rq/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR