• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajden pas zgjedhjeve presidenciale në Tajvan: SHBA nuk e mbështet pavarësinë e ishullit

Bajden pas zgjedhjeve presidenciale në Tajvan: SHBA nuk e mbështet pavarësinë e ishullit

Uashington, 13 janar 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden sot deklaroi se vendi i tij nuk e mbështet pavarësinë e Tajvanit, pasi në zgjedhjet presidenciale të ishullit fitoi Lai Çing-te i njohur si Uiliam Lai.

"Ne nuk e mbështesim pavarësinë", tha Bajdeni.

SHBA nuk e njeh Tajvanin si shtet dhe e konsiderojnë Kinën si të vetmen qeveri legjitime, por megjithatë ishullit i sigurojnë ndihmë të madhe ushtarake.

Shefi i diplomacisë amerikane Entoni Blinken ia uroi fitoren kandidatit Lai Çing-te si dhe popullit të Tajvanit për "sistemin e tyre të fuqishëm demokratik" pas zgjedhjeve presidenciale.

Kandidati i Partisë Demokratike Progresive në pushtet Lai Çing-te është fituesi i zgjedhjeve të sotme presidenciale në Tajvan, pas pothuajse të gjitha votave të numëruara, ndërsa kundërshtarët e tij tashmë e kanë pranuar humbjen.

Votuesit sot zgjodhën presidentin e ri të Tajvanit dhe përbërjen e re të Parlamentit. Nënpresidenti i deritashëm Lai Çing-te nga Partia Demokratike Progresive në pushtet fitoi 40.2 për qind të votave, sipas rezultateve zyrtare bazuar në materialet e numëruara nga 98 për qind e vendvotimeve.

Kina para zgjedhjeve vlerësoi se Lai paraqet rrezik serioz për shkak të qëndrimeve të tij në favor të pavarësisë së Tajvanit të cilin Kina e konsideron territorin e saj.

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR