• e shtunë, 23 nëntor 2024

Bajden: Në Gazë dhe në Bregun Perëndimor duhet të sundojë Autoritet i rigjallëruar palestinez

Bajden: Në Gazë dhe në Bregun Perëndimor duhet të sundojë Autoritet i rigjallëruar palestinez

Uashington, 19 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi mbrëmë se pas përfundimit të luftës mes Izraelit dhe Hamasit autoritetet palestineze duhet të sundojnë edhe me Rripin e Gazës dhe me Bregun Perëndimor. 

 "Ndërsa ne përpiqemi për paqen, Gaza dhe Bregu Perëndimor duhet të ribashkohen nën një strukturë të vetme qeverisëse, në fund të fundit nën një Autoritet Palestinez të rigjallëruar, derisa ne të gjithë punojmë drejt një zgjidhjeje me dy shtete", tha Bajdeni në një tekst autorial për Uashington Post.

"Nuk guxon të ketë zhvendosje të dhunshme të palestinezëve nga Gaza, as riokupim, as rrethim ose bllokadë, as zvogëlim të territorit", tha Bajdeni. 

Ai e shfrytëzoi shkrimin autorial që të përgjigjet në pyetjen se çka duan SHBA-ja për Gazën pasi të përfundojë konflikti. 

Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu tha se Izraeli do të duhet të mbajë "përgjegjësinë e plotë ushtarake" në Gazë "për të ardhmen e parashikueshme".

Bajdeni tha se SHBA-ja po përgatitet të ndalojnë vizat për "ekstremistët" që sulmojnë civilët në Bregun Perëndimor. Dhuna e emigrantëve izraelitë kundër palestinezëve që jetojnë në Bregun Perëndimor të pushtuar është rritur që nga sulmi i 7 tetorit nga Hamasi.

"U theksova udhëheqësve izraelitë se dhuna ekstreme kundër palestinezëve në Bregun Perëndimor duhet të ndalet dhe se autorët e dhunës duhet të mbajnë përgjegjësi", shkroi Bajden.

Në Bregun Perëndimor jetojnë tre milionë palestinezë, ndërsa me ta ekzistojnë edhe mbi gjysmë milionë hebrenj emigrantë. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR