• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajdeni në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së do të kërkojë, ndërsa Rusia pajtohet me zgjerimin e Këshillit të Sigurimit

Bajdeni në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së do të kërkojë, ndërsa Rusia pajtohet me zgjerimin e Këshillit të Sigurimit

Uashington, 18 shtator 2023 (MIA) - Në sesionin e 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të KB-së, presidenti amerikan Xho Bajdeni do të konfirmojë dëshirën e Uashingtonit për të zgjeruar Këshillin e Sigurisë, raportojnë mediat britanike. 

 Një lajm i tillë është konfirmuar nga koordinatori për komunikime strategjike në Këshillin e Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, Xhon Kirbi. 

 "Është koha për të parë arkitekturën e Këshillit të Sigurimit. Besojmë se ky organ duhet të jetë më gjithëpërfshirëse", ​​tha Kirbi në një intervistë për Dejli Telegraf.

 Kirbi vuri në dukje se Bajdeni në fjalimin e tij këtë javë, do të mbështesë zgjerimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së.

Për momentin, Këshilli i Sigurisë i KB-së i ka pesë anëtare të përhershme: Rusinë, Britaninë e Madhe, Kinën, SHBA-të dhe Francën. Secila prej këtyre vendeve e ka të drejtën e vetos. Dhjetë anëtarë të Këshillit, të zgjedhur në bazë gjeografike, kanë statusin e anëtarëve jo të përhershëm.

Nga ana tjetër, shefi i diplomacisë ruse, Sergej Lavrovi, ka deklaruar më herët se Rusia posaçërisht i thekson Indinë dhe Brazilin si kandidatë të denjë për anëtarësim të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të KB-së me praninë e detyrueshme të disa prej shteteve afrikane, transmeton Tass. qa/ar/

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR