• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajden, Modi dhe Lajen e prezantuan projektin për ndërlidhje hekurudhore dhe ujore të Indisë me Lindjen e Afërt dhe Evropën

Bajden, Modi dhe Lajen e prezantuan projektin për ndërlidhje hekurudhore dhe ujore të Indisë me Lindjen e Afërt dhe Evropën

Nju-Delhi, 9 shtator 2023 (MIA) - Kryeministri indian, Narendra Modi, kryetarja e KE-së, Ursulla fon der Lajen dhe presidenti amerikan, Xho Bajden sot në Samitin e G20-shit e prezantuan planin për ndërtimin e korridorit hekurudhor dhe ujor, me të cilin India do të ndërlidhej me Lindjen e Afërt dhe Evropën.

Projekti është pjesë e nismës "Partneritet për investim global në infrastrukturë". është paraparë korridori të ndihmojë në prëforcimin e tregtisë, transportit, resurseve energjetike dhe përmirësimin e lidhjes digjitale, ndërkaq do të përfshihen India, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Jordania, Izraeli dhe Bashkimi Evropian.

Korridori hekeudhor dhe ujor do të ndihmonte fizikisht të lidhet një pjesë e madhe e botës, të përmirësohet ndërlidhja digjitale dhe të mundësohet tregti më e madhe mes vendeve, përfshirë edhe prodhimet energjetike siç është hidrogjeni. Edhe pse përfaqësuesit e Shtëpisë së Bardhë nuk vendosën afat përfundimtar për përfundimin e tij, korridori do të paraqiste alternativë fizike dhe ideologjike të programit infrastrukturor kinez "Brezi dhe rruga". Shtëpia e Bardhë nuk kumtoi hollësi për atë se si do të financohet projekti.

"Projekti e reflekton vizionin e Bajdenit për investime të gjera të cilat dalin nga lidershipi efektiv amerikan dhe gatishmpëria e SHBA-së për t'i pranuar partnerët", deklaroi këshilltari i Bajdenit për siguri nacionale, Xhejk Salivan.

Fon der Lajen e përshkruajti projektin si "asgjë më pak se historik" dhe si "korridor ekonomik Indi-Lindje e Afërt-Evropë" i cili do ta përshpejtojë tregtinë mes Indisë dhe Evropës për 40 për qind.

Projekti do të përfshijë lidhje hekurudhore, si dhe kabllo elektrike, tubacion hidrogjeni dhe kabllo për të dhëna me shpejtësi të madhe, ndërsa Fon der Lajen projektin e përshkruajti si "urë të gjelbër dhe digjitale përmes kontinenteve dhe civilizimeve".

Është paralajmëruar edhe "Korridori transafrikan", i cili do ta lidhë portin Lobito në Angolë me provincën Kananga në Republikën Demorkatike të Kongos dhe rajonet për mihje të bakrit në Zambi. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR