• e enjte, 27 qershor 2024

Bajden: Lirimi i pengjeve të Hamasit është vetëm fillimi

Bajden: Lirimi i pengjeve të Hamasit është vetëm fillimi

Nantaket, 24 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden tha se lirimi i sotëm i grupit të parë të pengjeve nga Hamasi është vetëm një "fillim" dhe se ekzistojnë shanse "reale" për zgjatjen e armëpushimit të përkohshëm në Gaza.

Duke folur me gazetarët në Nantaket, Masaçusets, ku po kalonte festën e Falënderimeve me familjen e tij, Bajden shtoi se është koha për të "rinovuar" punën për një zgjidhje me dy shtete për paqen midis Izraelit dhe palestinezëve. ls/

Foto: EPA



QËNDRONI TË LIDHUR