• e hënë, 01 korrik 2024

Bajden: Kina ka probleme reale, duhet t'i përmirësojmë marrëdhëniet

Bajden: Kina ka probleme reale, duhet t'i përmirësojmë marrëdhëniet

Uashington, 15 nëntor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden deklaroi se Kina ka "probleme reale", disa orë pas takimit me kolegun e tij kinez Si Xhinping në margjinat e Samitit të bashkëpunimit ekonomik aziatiko-pacifik në San Francisko, qëllimi i të cilit është ripërtëritja e marrëdhënieve kinezo-amerikane.

Bajden paraprakisht ka shfaqur shpresë se bisedat do të ndihmojnë të përmirësohen marrëdhëniet jostabile mes SHBA-së dhe Kinës, të cilat janë shënuar me tre dallime të ashpra gjatë vitit të kaluar.

Dy liderët arritën në qytet, ku i kanë pritur qindra demonstrues, duke valvitur flamuj të Kinës, Tajvanit dhe Tibetit, si dhe pllakata për përkrahje dhe kundër liderit kinez.

Para se të shkojë nga Uashingtoni për në San Francisko, Bajden tha se qëllimi i tyre i përbashkët është që Uashingtoni dhe Pekini ta përmirësojnë komunikimin e ndërsjellë edhe krahas mosmarrëveshjeve për një numër shumë të madh të çështjeve. bsh/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR