Bajden: Kina është e vetëdijshme për pasojat ekonomike nëse ndihmon Rusinë
- Post By Sara Ademi
- 20:47, 24 mars, 2022

Bruksel, 24 mars 2022 (MIA) - Presidenti i SHBA-së, Xho Bajden, deklaroi se beson që Kina është e vetëdijshme për pasojat ekonomike që mund t'i ndodhin nëse Pekini i ofron ndihmë Rusisë.
Ai shtoi se ka pasur "bisedë shumë të hapur" me presidentin kinez Si Xhinping në lidhje me atë temë javën e kaluar.
Bajden theksoi se Kina bën përpjekje të zhvillojë lidhje më të fuqishme ekonomike me Perëndimin.
"Mendoj se Kina e kupton që e ardhmja e saj ekonomike është shumë më e lidhur me Perëndimin se sa me Rusinë", potencoi Bajden. sa/