• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden: Ju bëjë thirrje ligjvënësve republikanë që të bëjnë detyrën e tyre për të mbrojtur popullin amerikanë

Bajden: Ju bëjë thirrje ligjvënësve republikanë që të bëjnë detyrën e tyre për të mbrojtur popullin amerikanë

Uashington, 27 tetor 2023 (MIA) - Presidenti i SHBA-së Xho Bajden ka shprehur ngushëllimet e tij për viktimat nga "një tjetër ngjarje tragjike"e cila ndodhi në qytetin Luiston në shtetin federal Mein dhe u bëri thirrje banorëve nga zona që t'i respektojnë masat e paralajmëruara nga autoritetet lokale.

Në deklaratën presidenciale të lëshuar mbrëmë nga Shtëpia e Bardhë theksohet se shumë zyrtarë të organeve të sigurisë janë në vendgjarje dhe punojnë në mënyrë aktive me partnerë shtetëror të shumë vendeve për ta kapur të dyshuarin Robert Kard.

Bajdeni kumtoi se ka urdhëruar administratën të bëjë gjithçka që është e nevojshme për të mbështetur banorët e Meinit. 

"Për shumë amerikanë që i mbijetuan dhunës me përdorimin e armës dhe të plagosurit në të, të shtëna të tilla rihapin plagë të thella dhe të dhimbshme", theksoi presidenti.

Ai tha se shumë amerikanë sot kanë të afërm të tyre të vrarë ose të plagosur si rezultat i dhunës me armë.

“Kjo është jonormale dhe e papranueshme”, shtohet në kumtesën e Bajdenit.

Bajdeni theksoi se pavarësisht përparimit me miratimin e ligjit dypartiak "Për komunitete më të sigurta" njëzet dekrete presidenciale dhe krijimin e Zyrës për ndalimin e dhunës me armë në Shtëpinë e Bardhë "kjo thjeshtë nuk mjafton".

"Është e nevojshme të miratohet një draft-ligj i përbashkët për të ndaluar armët me kapacitet të madh për të futur kontrolle të përgjithshme mbi të dhënat personale, për domosdoshmërinë e ruajtjes së sigurt të armëve dhe për të hequr imunitetin nga përgjegjësia për prodhuesit e armëve, deklaroi Bajdeni. rq/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR