• e martë, 24 dhjetor 2024

Bajden: Ijan ka mundësi të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës

Bajden: Ijan ka mundësi të jetë uragani më vdekjeprurës në historinë e Floridës
Uashington, 29 shtator 2022 (MIA) - Uragani Ijan ka mundësi të ketë shkaktuar humbje të "konsiderueshme" të jetëve në Floridë dhe të bëhet uragani më vdekjeprurës që ndonjëherë e ka kapluar shtetin jugor amerikan, deklaroi sot presidenti amerikan Xho Bajden. Ai tha se numrat ende nuk janë të qartë, por se po vijnë informacionet e para për humbjet njerëzore, të cilat mund të jenë të "konsiderueshme". "Kjo mund të jetë katastrofa më vdekjeprurëse në historinë e Floridës", tha Bajdeni gjatë vizitës së hapësirave të Agjencisë Federale për Menaxhim me Katastrofat. Uragani Ijan, i cili arriti statusin e stuhisë së kategorisë së katërt në kulmin e tij, shkaktoi vërshime dhe stuhi në Floridë, duke lënë dy milionë njerëz pa rrymë. Uragani pastaj u dobësua, ndërsa qendra e tij u largua nga toka dhe u transferua mbi Oqeanin Atlantik ku përsëri u përforcua. Është dhënë paralajmërim për uragan për shtetin federal amerikan Karolina Jugore. Erërat sot u rritën në gati 110 kilometra në orë, që është pak nën fuqinë e uraganit. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR