Bajden: I kuptoj pyetjet për moshën time
- Xho Bajdeni, presidenti më i moshuar amerikan në historinë e vendit, dje deklaroi se e kupton fokusin e moshës së tij, por që kandidon për rizgjedhje sepse Donald Trampi dëshiron të “shkatërrojë” demokracinë amerikane.
Uashington, 19 shtator 2023 (MIA) - Xho Bajdeni, presidenti më i moshuar amerikan në historinë e vendit, dje deklaroi se e kupton fokusin e moshës së tij, por që kandidon për rizgjedhje sepse Donald Trampi dëshiron të “shkatërrojë” demokracinë amerikane.
Tetëdhjetë vjeçari zakonisht i shmang pyetjet e tilla, por tha se përvoja e tij e ka ndihmuar atë të përballet me kriza si Ukraina dhe Kovidi.
"Duke se shumë njerëz janë të fokusuar në moshën time. E kuptoj, më besoni, e kuptoj më shumë se kushdo. Kandidoj sepse demokracia është në rrezik, sepse në vitin 2024 demokracia është sërish në votim. Dhe le të mos ketë dyshim, Donald Trampi dhe republikanët e tij MAGA janë të vendosur të shkatërrojnë demokracinë amerikane", tha Bajdeni.
Sondazhet tregojnë se votuesit amerikanë janë të shqetësuar për moshën e Bajdenit përpara një revanshi të mundshëm vitin e ardhshëm kundër Trampit, të cilin ai e mundi në vitin 2020.
Bajdeni, i cili këtë javë po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të KB-së në Nju-Jork, do të kishte 86 vjeç në fund të mandatit të tij të dytë dhe është vënë në shënjestër të pamëshirshëm nga kundërshtarët e tij republikanë. qa/ar/
Foto: Arkivi i MIA-s