• e diel, 22 dhjetor 2024

Bajden i bëri thirrje Kongresit të "veprojë pa vonesë të mëtejshme" pas bombardimit masiv në Ukrainë

Bajden i bëri thirrje Kongresit të

Uashington, 29 dhjetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden sot i bëri thirrje Kongresit amerikan "të veprojë pa vonesë të mëtejshme" pas "bombardimeve të mëdha" në Ukrainë, në kohën kur kongresmenët në Kapitol Hill nuk mund të dakordohen për pako të madhe të ndihmës për Kievin.

"Nëse Kongresi nuk ndërmerr masa urgjente në vitin e ri, nuk do të mund të vazhdojmë me dërgimin e armëve dhe sistemeve për mbrojtje kundërajrore që i nevojiten Ukrainës për ta mbrojtur popullin e saj", njoftoi Bajden, transmetoi BTA. sa/

foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR