• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden i bëri thirrje Dhomës përfaqësuese ta miratojë ligjin për Ukrainën

Bajden i bëri thirrje Dhomës përfaqësuese ta miratojë ligjin për Ukrainën

Uashington, 13 shkurt 2024 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden bëri thirrje që Dhoma përfaqësuese ta miratojë financimin e prolonguar gjatë për përpjekjet ushtarake të Ukrainës kundër Rusisë, pasi që Senati e miratoi ligjin për ndihmë të huaj.

"I bëj thirrje Dhomës përfaqësuese të vazhdojë me këtë urgjentisht", theksoi Bajden në deklaratë edhe përkundër pritjeve se Senati i kryesuar nga republikanët do ta hedhë poshtë propozim-ligjin.

Nëse nuk iu kundërvihemi tiranëve të cilët tentojnë ta pushtojnë apo shkëputin territorin e fqinjëve të vet, pasojat për sigurinë kombëtare të SHBA-së do të jenë të konsiderueshme, theksoi Bajden.

Senati amerikan e miratoi projekt-ligjin për pako ndihme prej 95,3 miliardë dollarëve për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin edhe përkundër kundërshtimit disamujor të Partisë republikabe për dërgimin e ndihmës në Kiev.

Që të hyjë në fuqi propozim-ligji, duhet ta miratojë edhe Dhoma përfaqësuese, por atje mbështetja nuk është e sigurt. Në Dhomën prëfaqësuese republikanët kanë shumicë të ngushtë, ku deputetë nga partia republikane nga krahu i tyre i djathtë refuzojnë të mbështesin ndihmën për Ukrainën.

SHBA-ja konsiderohet si aleatja më e rëndësishme e Kievit në luftën kundër invazionit rus. Prej fillimit të luftës në shkurt të vitit 2022, qeveria amerikane i dha apo premtoi ndihmë për Ukrainën në vlerë të përgjithshme prej mbi 44 miliardë dollarëve amerikanë.

Në fund të dhjetorit Ministria amerikane e Mbrojtjes e publikoi pakon më të re të ndihmës ushtarake. Prej atëherë, Ukraina pret premtime të reja financiare dhe armë nga SHBA-ja. Në këtë pako të ndihmës mbështetur nga Senati, për Ukrainën janë paraparë 60 miliardë dollarë, kryesisht për mbështetje ushtarake.

Presidenti amerikan, Xho Bajden që në tetor kërkoi nga Kongresi të miratojë pako ndihme në shumë prej mbi 100 miliardë dollarëve, dedikuar për Ukrainën, Izraelin, Indo-Paqësorin dhe për sigurimin e kufijve të SHBA-së. Republikanët e bllokuan ligjin me muaj, duke pohuar se SHBA-ja nuk mudn të vazhdojë të shpenzojë aq para për ta ndihmuar Ukrainën për t'i mbrojtur kufijtë e vet përderisa kufiri amerikan përballet me krizë për shkak të emigracionit ilegal. Mbrojtja e kufijve amerikan në fund nuk hyri në atë propozim-ligj.

Ish-presidenti Donald tramp u deklarua kundër pakos së ndihmës. ab/

Foto: МIА arkivi

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR