• e martë, 24 dhjetor 2024

Bajden e quajti diktator presidentin kinez Si Xhinping

Bajden e quajti diktator presidentin kinez Si Xhinping

Uashington, 21 qershor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden dje presidentin kinez Si Xhinping e quajti diktator, duke shtuar se Si ishte shumë i turpëruar kur më parë u rrëzua një balonë kineze e spiunimit që fluturonte mbi SHBA-në.

Bajden këtë e komentoi në një ngjarje për mbledhjen e mjeteve në Kaliforni, një ditë pasi sekretari shtetëror amerikan Entoni Blinken u takua me Si në Pekin, me qëllim që të ulen tensionet dhe rivaliteti midis dy vendeve.

"Arsyeja pse Si Xhinping aq shumë u shqetësua kur e rrëzova  atë balonë me "dy vagona pajisje spiunimi" është sepse nuk e dinte se është atje. Është turp i madh për diktatorët. Kur ata nuk e dinin se ç'farë ka ndodhur. Ai nuk duhej të shkojë atje ku ishte", tha Bajden.

Njëherit, balona në fillim të shkurtit një javë fluturoi mbi SHBA-në dhe Kanadanë, ndërsa u rrëzua me urdhër të Bajdenit mbi Oqeanin Atlantik.

Incidenti, që shkaktoi anulimin e vizitës së parë të planifikuar të Blinkenit në Pekin, si dhe shkëmbimin e vizitave ndërmjet  personave zyrtarë amerikanë dhe tajvanez, i përforcoi tensionet midis SHBA-së dhe Kinës. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR