• e martë, 02 korrik 2024

Bajden e publikoi nominimin e gjeneralit Çarls Braun për kryeshef të Shtatmadhorisë së bashkuar amerikane

Bajden e publikoi nominimin e gjeneralit Çarls Braun për kryeshef të Shtatmadhorisë së bashkuar amerikane

Uashington, 26 maj 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden mbrëmë e publikoi nominimin e njeriut të parë të forcave ajrore amerikane, gjeneralin Çarls Braun për kryetar të ri të Shtatmadhorisë së bashkuar, njoftuan mediat britanike.

"Gjenerali Braun ka ndërtuar reputacion si një udhëheqës i palëkundur dhe shumë efektiv, një njeri me punë ekipore dhe besim, i cili në mënyrë të shkëlqyer i kryen detyrat e caktuara", tha Bajden gjatë shpalljes së nominimit.

Informacioni për nominimin e Bajdenit së pari ishte zbuluar të mërkurën.

Nëse konfirmohet nga Senati amerikan, Braun do ta trashëgojë kryetarin aktual të Shtatmadhorisë së Bashkuar Mark Mili dhe do të bëhet njeriu i dytë me ngjyrë në këtë funksion pas Kolin Pauel (i cili ishte kryetar i Shtatmadhorisë së Bashkuar  nga viti 1989 deri më 1993).

Bajden i bëri thirrje Senatit ta miratojë nominimin e Braun. Mediat britanike shtojnë se për momentin, megjithatë afati kohor për procesin e miratimimit të kandidaturës së Braun nuk është plotësisht i qartë. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR