• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden e konfirmoi mbështetjen për rindërtimin e Ukrianës

Bajden e konfirmoi mbështetjen për rindërtimin e Ukrianës

Nju-Jork, 26 shtator 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden, së bashku me partnerët ndërkombëtarë e ka konfirmuar përkushtimin e tij që t'i ndihmojë Ukrainës në rindërtimin e vendit, njofton DPA-ja.

"Ne jemi të përkushtuar ndaj Ukrainës që t'ia sigurojmë resurset për të cilat ka nevojë që të ndërtohet më e fuqishme sesa ka qenë më parë", tha Bajden në margjinat e Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork.

Nuk është sekret që sulmet ruse kanë shkaktuar dëm të konsiderueshëm", tha presidenti amerikan, por, shtoi ai "Ukraina është rezistente në aspektin ekonomik".

Rusia e ka filluar pushtimin e saj të plotë në vendin fqinj më 24 shkurt të vitit 2022.

Në ngjarjen e mbrëmshme, ku ishin të pranishëm edhe presidenti ukrainas Volodimir Zelenski dhe kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, Bajdeni e prezantoi deklaratën e më shumë se 30 vendeve të BE-së për mbështetje të rikonstruksionit të Ukrainës, transmeton agjencia gjermane.

Qëllimi i deklaratës është që Rusia të ftohet në përgjegjësi për dëmin dhe për rindërtimin e Ukrianës në afat të gjatë.

"Sot publikojmë deklaratë të përbashkët për mbështetje të rindërtimit të Ukrainëas që të bëhet e qartë se qëndrojmë me Ukrainën tani dhe në të ardhmen", tha Bajden.

G7 në qershor ka vendosur që t'i përdorin të ardhurat nga normat e intresit nga fondet e ngrira ruse që të financojnë një pako huaje prej 50 miliardë dollarë për Ukrainën.

"Mjetet sovrane të Rusisë do të mobilizohen derisa Rusia nuk i jep fundit agresionit të saj dhe nuk e paguan dëmin që e shkaktoi", sqaroi Bajden në Nju-Jork", transmeton DPA. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR