• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden dhe Zelenski do të nënshkruajnë marrëveshje afatgjatë të sigurisë në G7

Bajden dhe Zelenski do të nënshkruajnë marrëveshje afatgjatë të sigurisë në G7

Bari, 12 qershor 2024 (MIA) - Presidenti Xho Bajden dhe presidenti Volodimir Zelenski nesër në margjinat e samitit të G7 në Itali do të nënshkruajnë një marrëveshje dypalëshe për sigurinë mes SHBA-së dhe Ukrainës.

Këshilltari për siguri kombëtare i Bajden, Xhejk Salivan e ka publikuar marrëveshjen para gazetarëve sot gjatë fluturimit për në Itali, i cili po pret një samit dyditor të liderëve të Grupit shtatë (G7) në qytetin jugor të Barit.

Pesëmbëdhjetë vende kanë përfunduar tashmë marrëveshje të ngjashme afatgjata sigurie me Ukrainën, duke përfshirë Britaninë e Madhe, Francën dhe Gjermaninë.

Salivan tha se negociatat e administratës Bajden me Kievin tani janë finalizuar. Ai nuk dha asnjë detaj specifik për përmbajtjen e marrëveshjes, të cilën e cilësoi si një “kornizë” për mënyrën se si të dy vendet punojnë së bashku për zgjidhjen e çështjeve të sigurisë.

Megjithatë, ai theksoi se pakti nuk do të përfshijë një detyrim për Uashingtonin për të vendosur trupa amerikane në Ukrainë, as nuk do të përfshijë angazhime për furnizimin e sistemeve të veçanta të armëve.

"Qëllimi ynë këtu është i qartë. Ne duam të tregojmë se SHBA-ja e mbështesin popullin e Ukrainës, se qëndrojmë me ta dhe se do të vazhdojmë të ndihmojmë në zgjidhjen e nevojave të tyre të sigurisë, jo vetëm nesër, por edhe në të ardhmen", tha Salivan. mb/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR