• e martë, 24 dhjetor 2024

Bajden dhe Trudo: Rusia është plotësisht përgjegjëse për luftën

Bajden dhe Trudo: Rusia është plotësisht përgjegjëse për luftën
Uashington, 7 maj 2022 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajdeni dhe kryeministri kanadez Xhastin Trudo ranë dakord se Rusia është plotësisht përgjegjëse për invadimin e saj bë Ukrainë dhe për përpjekjet e mëtejshme për sigurimin e ndihmës së sigurisë për Kievin, kumtoi Shtëpia e Bardhë. Të dy liderët në bisedën e djeshme telefonike janë përqendruar edhe në pjesëmarrjen e ardhshme në Samitin e Amerikës, që është planifikuar për në qershor në Los Anxhelos, theksohet në kumtesë. Bajdeni dje ka boseduar edhe me kancelarin gjerman Olaf Sholcin, duke shprehur dakordësi se nuk do të njohin kurrfarë "përfitime territoriale" ruse në Ukrainë, deklaroi zëdhënësi i Qeverisë gjermane. ar/  

QËNDRONI TË LIDHUR