• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden dhe Netanjahu diskutuan për lirimin e amerikanëve nga Gaza

Bajden dhe Netanjahu diskutuan për lirimin e amerikanëve nga Gaza

Uashington, 26 tetor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan Xho Bajden dhe kryemininistri izraelit Benjamin Netanjahu diskutuan për përpjekjet për të gjetur dhe siguruar lirimin e amerikanëve për të cilët besohet se janë mbajtur si pengje në Gaza, njoftoi Shtëpia e Bardhë.

Gjithashtu, Bajden i theksoi kryeministrit izraelit, "vlerën të fokusohet në atë që vjen pas krizës, me qëllim që të krijohet rrugë për paqe të përhershme ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve".

Bajden e tha këtë paraprakisht në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin australian Entoni Albanez, duke thënë se mbështetja amerikane për mbrojtjen e Izraelit është "çelik i fortë", por që të dyja palët duhet të mendojnë për rrugën përpara në rajon pas zgjidhjes së krizës në Gaza.

"Izraelitët dhe palestinezët njësoj meritojnë të jetojnë krah për krah në siguri, dinjitet dhe paqe", tha Bajden.

Ai në konferencën për shtyp vlerësoi edhe se një nga arsyet pse militantët e Hamasit sulmuan pjesën jugore të Izraelit është të parandalohet normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Izraelit dhe Arabisë Saudite.

Mes tjerash, presidenti amerikan tha se "nuk ka besim" në shifrën prej mbi 6.500 të vdekurve nga sulmet iraelite në Rripin e Gazës, ndër të cilët edhe 2.700 fëmijë, siç paraqitet nga Ministria e Shëndetësisë. 

 "Nuk e kam idenë nëse palestinezët po thonë të vërtetën se sa njerëz janë vrarë. Jam i sigurt se janë vrarë edhe të pafajshëm, ky është çmimi i luftës", tha Bajden. sa/

Foto: Arkivi i MIA-s



 

QËNDRONI TË LIDHUR