• e hënë, 23 dhjetor 2024

Bajden dhe Haris me kritika të ashpra ndaj Trampit për pretendimet e rrejshme rreth reagimit të qeverisë pas uraganeve katastrofike

Bajden dhe Haris me kritika të ashpra ndaj Trampit për pretendimet e rrejshme rreth reagimit të qeverisë pas uraganeve katastrofike

Uashington, 10 tetor 2024 (MIA) -Presidenti amerikan Xho Bajden dhe nënpresidentja nga radhët e demokratëve, Kamalla Haris kanë kritikuar ashpër pretendimet e rreme të ish presidentit Donald Tramp, kandidat për president nga partia Republikane, lidhur me dy uraganet që goditën Floridën.

Bajden mbrëmë në një deklaratë tha se pretendimet e Trampit kanë qenë "anti-amerikane" dhe se duhet të ndalojë me përhapjen e dezinformatave lidhur me përpjekjet e qeverisë në misionin e shpëtimit. Haris tha në një intervistë për Si-Bi-Es se Trampi është një njeri që e vendos veten në vend të parë kundrejt amerikanëve.

“Në javët e kaluara, ka pasur një promovim të papërgjegjshëm të dezinformatave dhe gënjeshtrave për atë që po ndodh”, ka thënë Bajdeni në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë në lidhje me kushtet e motit në pjesën juglindore të SHBA-së.

"Kjo minon besimin e popullit të Floridës dhe punën e jashtëzakonshme për shpëtim dhe rimëkëmbje", ka thënë Bajdeni. “Kjo është e dëmshme për ata që kanë më shumë nevojë për ndihmë. Sinqerisht, këto gënjeshtra janë antiamerikane".

Presidenti përsëriti një prej pretendimeve të Trampit se qeveria ka destinuar fondet për përgjigje ndaj fatkeqësive për të ndihmuar emigrantët. Dhe se të prekurit nga Helen, kanë marrë vetëm 750 dollarë ndihmë.

"Për çfarë po flasin? Ndaloni, kjo është absurde, thjesht nuk është e vërtetë", tha Bajdeni për pretendimet se fondet e Agjencisë federale për menaxhim me situata emergjente (FEMA) po alokohen për nevoja të tjera.

Theksoi se 750 dollarë janë një pjesë e vogël e ndihmës totale, mjete të ndara për nevojat momentale, ndërsa çdo familje e prekur do të marrë shumë më shumë kompensim varësisht dëmeve të dokumentuara.

"Çfarë lloj presidenti mund të jetë ai që e vendos veten të parin, në vend se bashkëqytëtarët e tij amerikanë. Pse duhet të luhet me fatkeqësinë e atyre që humbën të afërmit e tyre dhe e gjithë prona e tyre u shndërrua në katastrofë", ka thënë Haris. 

QËNDRONI TË LIDHUR