Bajden: është shumë herët të nxirren konkluzione për kryengritjen e grupit Vagner
- Presidenti amerikan, Xho Bajden sot deklaroi se është herët të "nxirren konkluzione" pas kryengritjes së pasuksesshme të grupit paramilitar Vagner në Rusi.

Uashington, 26 qershor 2023 (MIA) - Presidenti amerikan, Xho Bajden sot deklaroi se është herët të "nxirren konkluzione" pas kryengritjes së pasuksesshme të grupit paramilitar Vagner në Rusi.
Bajden vlerësoi se është e rëndësishme vendet perëndimore të mbeten tëtësisht të koordinuara.
"Ne nuk kemi ndërhyrë. Nuk kemi lidhje me këto ngjarje", tha presidenti amerikn, duke iu referuar konkretisht NATO-s.
Bajden shtoi se ky është "problem i brendshëm i Rusisë".
foto: Arkivi i MIA-s