• e shtunë, 06 dhjetor 2025

Bageji: Parlamenti i Iranit përgatitë ligj për braktisje të Marrëveshjes për mospërhapje të armëve bërthamore

Bageji: Parlamenti i Iranit përgatitë ligj për braktisje të Marrëveshjes për mospërhapje të armëve bërthamore

Teheran, 16 qershor 2025 (MIA) - Zëdhënësi i Ministrisë iraniane të Punëve të Jashtme, Ismail Bageji paralajmëroi se Parlamenti i Indisë po punon në ligjin për braktisje të Marrëveshjes për mospërhapje të armëve bërthamore (NPT).

Ai potencoi se Irani mbetet kundër zhvillimit të armëve për shkatërrim në masë.

Bageji theksoi se nëse Parlamenti vendosë të tërhiqet nga NPT, vendimi i tillë do të jetë obligativ.

Marrëveshja për mospërhapje të armëve bërthamore është arritur në vitin 1968, ndërkaq hyri në fuqi në vitin 1970, me të cilën 190 nënshkruesve u ndalohet, përveç SHBA-së, Rusisë, Kinës, Britanisë së Madhe dhe Francës, të prodhojnë armë bërthamore, në këmbim të asaj që u lejon të zbatojnë programe paqësore bërthamore për prodhim të energjisë, nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

Irani gradualisht po tërhiqet nga obligimet e veta nga Marrëveshja pasi që presidenti amerikan, Donald Tramp e tërhoqi SHBA-në nga marrëveshja bërthamore iraniane në vitin 2018 dhe sërish vendosi sanksione të cilat seriozisht e dëmtuan ekonominë iraniane.

Për dje ishin caktuar negociata mes Iranit dhe SHBA-së në Oman, por të njejtat u anuluan pasi që Izraeli sërish filloi sulme ndaj Iranit.

Sipas Bagejit, që të vazhdojnë negociatat, SHBA-ja duhet t'i dënojë sulmet ndaj Iranit. Ai shtoi se në këto rrethana negociatat janë "të pakuptimta", ndërsa "SHBA-ja është bashkëpjesëmarrëse në ato sulme". ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR