Baerbok kërkon sërish vendosje të misionit shpëtues në Detin Mesdhe
- Edhe përkundër thirrjeve të disa vendeve anëtare evropiane për vendosje të masave më të rrepta për kufizim të emigracionit ilegal, shefja e diplomacisë gjermane, Analena Baerbok kërkoi vendosje të sërishme të misionit shpëtues të Bashkimit Evropian në Detin Mesdhe, lajmëruan sot mediumet gjermane.
- Post By Arta Bunjaku
- 14:33, 20 mars, 2023
Berlin, 20 mars 2-23 (MIA) - Edhe përkundër thirrjeve të disa vendeve anëtare evropiane për vendosje të masave më të rrepta për kufizim të emigracionit ilegal, shefja e diplomacisë gjermane, Analena Baerbok kërkoi vendosje të sërishme të misionit shpëtues të Bashkimit Evropian në Detin Mesdhe, lajmëruan sot mediumet gjermane.
"Vdekja në Detin Mesdhe është plagë e hapur kanceri e Evropës sepse nuk arritëm të dakordohemi për politikë të përbashkët për emigracion dhe refugjatë",tha Baerbok në intervistë për "Di Velt" (Die Welt).
Ajo kërkoi sërish vendosje të misionit shpëtues në Mesdhe pasi që në vitin 2019 u anulua misioni "Sofia" për shkak të mospajtimeve mes anëtareve të BE-së rreth qasjes drejt politikës së emigracionit.
"Ajo që na duhet është përgjegjësi e ndarë dhe duhet të punojmë në përforcim të solidaritetit. Prandaj, sipas meje, formimi i misionit shpëtues është i domosdoshëm", tha Baerbok.
Në prag të samitit të BE-së, që duhet të mbahet këtë javë, shefja e diplomacisë gjermane paralajmëroi se akoma duhet të punohet në marrëveshjen për politikë të përbashkët të emigracionit në nivel të Bashkimit Evropian dhe u angazhua për solidaritet më të madh me anëtaret e BE-së të locuara jashtë kufijve të jashtë të Unionit.
"Vendet në kufijt e jashtëm të BE-së nuk guxojnë të lihen në baltë, si me njerëzit të cilët janë shpëtuar nga anijethyerjet, ashtu edhe me ata të cilët arritën në BE, por nuk kanë gjasa të marrin status të refugjatëve", tha Baerbok.
Sipas Organizatës ndërkombëtare pëe emigracion, vetëm vitin e kaluar së paku 2.406 persona e humbën jetën duke tentuar ta kalojnë Detin Mesdhe, por besohet se numri real është shumë më i madh. ab/